5.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës dhe inspektoren e ILD, Daniela Sulaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Daniela Sulaj.

Sipas KPK, prokurorja Sulaj nuk i ka kaluar me sukses të trija shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Rivlerësimi i inspektores së ILD-së është bërë nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Prokurorja Daniela Sulaj aktualisht është e komanduar si inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Prokurorja Daniela Sulaj, e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në vitin 2008, ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Daniela Sulaj zotëronte 9.3 milionë lekë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e saj familjare kap vlerën e 27.2 milionë lekëve.

Sulaj zotëron në fund të vitit 2015, 618 mijë lekë likuiditete në bankë, pasuri të luajtshme me vlerë 1.5 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 23.5 milionë lekë

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT