6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Duma: “Problemi me zgjedhjet nuk fillon dhe mbaron tek kodi

Anëtarja demokrate e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Grida Duma, u shpreh gjatë mbledhjes së sotme se problemi në sistemin zgjedhor nuk lidhet vetëm me kodin, por sipas saj problem i rëndësishëm është shfrytëzimi i pushtetit dhe përdorimi i elementeve për të ndërhyrë në proces.

“Të dyja palët këtu sot do përpiqen që ky proces të shkojë në interesin e palëve politike. Kështu duhet të jetë. Nga ana tjetër, kur themi në interes të qytetarëve, duhet të jetë në interesin e përfaqësimit politik të tyre. Në këtë tryezë ka njohës të mirë të kodit, kjo na bën më shpresëdhënës se do ketë një produkt. Kodi ka pak gjëra që duhet të ndrysghohet realisht. Ka diçka thelbësore tek sistemi. Problemi me zgjedhjet nuk fillon dhe mbaron tek kodi. Ky komision do bëjë gjithçka të mundur, por sfidë mbetet të kufizojë qeverinë në përdorimin e administratës, nuk ka të bëjnë me kodin por me influencën e atyre në pushtet. Si i tillë nuk e di se sa do mundemi. Shpresojmë që ta shtrijmë përtej kodit punën e këtij komisioni. Ne do bëjmë pjesën politike të mbrojtjes së këtyre interesave”, tha Duma.

Gjatë mbledhjes, kishte debat edhe për ndarjen e ekspertëve për grupet parlamentare respektive.

“Nuk dua të shkoj në propozim radikal që të mos kemi mediat prezent. Mos nisemi thjesht se si na dëgjojnë tifozët tanë. Ky komision është i vetmi që shumë i thjeshtë bllokohet. Se nuk ka vota. Jemi të detyruar të gjejmë njëri-tjetrin. Në të kundërt kodi do qëndroj kështu siç është. Është në të mirën tonë që të gjejmë mirëkuptim. Nuk imponohet njeri me vota këtu. Do të uroja me të njëjtën frymë të vazhdojmë me mbledhjet e tjera. Unë them të miratojmë që të kërkojmë asistencë siç e kishim dakordësuar. Unë mendoj që çdo grup përfaqësues të ketë nga një ekspert. Ta çojmë numrin në 8, 6 ekspertë dhe 2 politik. Realisht i qëndroj vendimit”, u shpreh Gjiknuri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...