14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur 2 herë pa rezultat”, Bardhi pas shtyrjes aë afatit

Konferenca e Kryetarëve miratoi shtyrjen e afatit për veprimtarinë e Komisionit të Reformës Zgjedhore.Gazmend Bardhi jep deklaratë për mediat.

Bardhi:

E kanë mbajtur të bllokuar reformën zgjedhore. Ne si opozitë, kemi marrë përgjegjësitë tona, sa i takon mosfunksionimit të komisionit dhe mosrealizmit të reformës zgjedhore. Është në përgjegjësinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të marrë , ose të mos marrë përgjegjësi për këtë situatë.

Kemi propozuar një projekt vendim të ri për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, vetëm me 2 ndryshime që në objektin e punës së komisionit, të përfshihet edhe raporti i pritshëm i OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale, dhe të kërkojmë ekspertizën e përhershme të ODIHR që të asitojë këtë komision të posaçëm. Për këtë kërkesë tonën, mazhranca votoi kundër. Nuk mori në shyqrtim një tjetër propozim të opozitës parlamentare, që ka të bëjë me përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Sot që flasim, në përbërje të komisionit të reformës zgjedhore, ka deputetë që kanë 1 vit që kanë dorëzuar mandatet. Përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend. Në parim, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, pranoi se opozita është ajo që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj në komisionin e reformës zgjedhore dhe ata nuk ndërhyjnë në këtë pikë.

Ne kemi propozuar ekipin, nesër që në mëngjes, do t’i drejtohemi me një kërkesë, kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës, për të përfshirë në rend dite, edhe një projekt vendim sa i përket përbërjes së re të komisionit të reformës zgjedhore, Ne kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen, edhe si mesazh që nuk e pranojmë dot, që për 1 vit e gjysmë, një nga çështjet më të rëndësishme për yqytetarët, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të lihen pa trajtuar. Kemi adrsuar duke krijuar, apo duke prezantuar një ekip të ri përfaqësimi, në komisionin e reformës zgjedhore”
Ditën e djeshme, pas mbledhjes në Kukës me deputetë të opozitës (një pjesë e tyre), Gazment Bardhi tha për mediat se është vendosur ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke njoftuar se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...