12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Komisioni i Rithemelimit nis zgjedhjet e kryetarëve në bazë, çfarë pritet të ndodhë sot

Në një kohë që dy palët në PD janë ende në procese gjyqësore, Komisioni i Rithemelimit ka nisur zgjedhjet për kryetarët e degëve në bazë.

Gjatë ditës së sotme, në një njoftim të shpërndarë për mediat nga Komisioni i Rithemelimit, thuhet se demokratët e Mallakastrët do të votojnë për kryetarin e ri të tyre.

Kandidatët për kreun e PD-së Mallakastër janë:

Astrit Adem Xhafaj
Resmi Bilbil Shanaj
Në një njoftim të shpërndarë dje në media, Gjykata e Tiranës njoftoi se ka regjistruar apelimin e Enkelejd Alibeajt, për vendimin e datës 25 Mars që njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

Duke iu referuar njoftimit të Gjykatës ky vendim nuk është i formës së prerë, çka do të thotë që nuk është i zbatueshëm menjëherë.

Por pavarësisht proceseve gjyqësore ende të hapura, kjo nuk e ka penguar Komisionin e Rithemelimit, që të vazhdojë me procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve në bazë përmes parimit një anëtar një votë.

Njoftimi:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja.

Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:

Astrit Adem Xhafaj
Resmi Bilbil Shanaj
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...