9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Komitenti Teknik i Ekspertëve jep lajmin e mirë për tifozët: “Nga 1 korriku do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve

Ky sezoni nisi dhe do të përfundojë pa tifozë pavarësisht se në javën e fundit në stadiumet kryesore u panë tribuna thuajse plotë.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet duhet të presin akoma për të lejuar zyrtarisht tifozët në stadium, kjo do të ndodh nga 1 korriku dhe sigurisht me një numër të reduktuar.

Komitenti Teknik i Ekspertëve njoftoi masat e reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19: “Duke filluar nga 1 korriku do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve në kapacitet të reduktuar me 30%”.

Në këtë mënyrë klubet shqiptare do të kenë mundësi që ndeshjet në para eliminatoret e kupave të europës ti zhvillojnë me tifozëve, sigurisht me një kapacitet të reduktuar.

Pak ditë më parë, FSHF i dërgojë një letër MSH ku i kërkonte që finalja e Kupës së Shqipërisë, në program për tu zhvilluar më 31 maj në “Air Albania” të zhvillohej me tifozë, me një numër të reduktuar, por kjo kërkesë është hedhur poshtë në këtë mënyrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Finalja ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet pa tifozë, gjithnjë nëse nuk ndodh si në javën e fundit të Superligës ku tifozët në një numër të konsideruar ndoqën “live” ekipet e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...