9.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Koncepti i ri strategjik i NATO-s, Rusia shpallet rreziku numër një për aleancën/ Reagon Yuri Kim: “Aleanca jonë, në gjendje për t’u përballur me çdo sfidë”

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas miratimit të konceptit të ri strategjik të NATO-s, ku Rusia shpallet rreziku numër një për aleancën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja e lartë amerikane thotë se “Aleanca jonë është në gjendje të përballet me çdo sfidë dhe mundësi”.

“Udhëheqësit e NATO -s ranë dakord sot për një Koncept të ri Strategjik për të siguruar që Aleanca jonë të jetë në gjendje të përballet me çdo sfidë dhe mundësi, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes dhe kundërpërgjigjes tonë si thelb i nenit 5, i NATO-s”, shkruan Kim.

Në nenin 5 parashikohet që parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që lidh anëtarët e tij së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës.

STRATEGJIA E RE E NATO-S

Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të Spanjës, udhëheqësit e NATO-s miratuan konceptin e ri strategjik të aleancës, ku Rusia shpallet rreziku numër një për aleancën. Ndërsa aleanca miratoi gjithashtu kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep takimi i NATO-s. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e anijeve të reja luftarake në Spanjë, si dhe avionë F-35 në Britani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...