9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Konferenca e Kryetarëve cakton datën, kur do të votohet në Kuvend raporti për shkarkimin e Presidentit Meta

Konferenca e Kryetarëve e drejtuar nga Gramoz Ruçi ka caktuar sot datën, kur do të votohet në Kuvend raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare të mërkurën në 9 qershor, në orën 10:00, për të votuar raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ditën e premte, Komisioni Hetimor miratoi raportin e përpiluar me shkeljet e kryera nga kreu i shtetit.

49 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës gjatë fushatës zgjedhore.

Pas disa javësh mbledhje provash e faktesh, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët miratoi raportin për shkarkimin e Metës

Sipas këtij komisioni, Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Për të shkarkuar kreun e shtetit,maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak se 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

Nëse Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, përfundimisht është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Konferenca e Kryetarëve caktoi datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...