-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Konferenca për shtyp/ Lionel Messi tregon gjithcka për largimin e tij nga Barcelona: “Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër”

Lionel Mesi ka dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp në orën 12:00, në “Camp Nou”, ku zbuloi detaje lidhur me largimin nga Barcelona, klubin me të cilin debutoi në vitin 2004.

Lionel Messi e nis me të qarë konferencën për shtyp. U deshën disa minuta që ylli i botës të merrte veten kur doli para gazetarëve për herë të fundit nga selia e Barcelonës.

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. 

Kemi kaluar gjëra të këqija, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë. 

Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në atë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. 

Më mungoi publiku në pandemi, duke qenë në gjendje të festoja një gol. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë. Nëse do ta kisha imagjinuar, do të ishte me një stadium të mbushur. 

Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të këqija, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Njohja dhe dashuria. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. 

Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një moment. Shpresoj se mund të kontribuoj diçka në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin ”.

Ka shumë momente, të mira dhe të këqija. Ndoshta, momenti i debutimit tim. Ishte fillimi i gjithçkaje, një ëndërr e bërë realitet. Kishim rënë darkod me Laportën për të rinovuar, por siç e tha ai, kjo nuk u realizua për shkak të La Ligës. 

Unë nuk e di çfarë ka bërë klubi. Ajo që kam të qartë është se unë kam bërë gjithçka që është e mundur. Klubi thotë se ishte prej La Ligës. Unë ju siguroj se, nga ana ime, kam bërë gjithçka të mundshme.

Shumë gjëra më kalojnë në kokë dhe  jam i bllokuar. Unë ende nuk kam rënë në realitetin e largimit nga ky klub dhe ndryshimit të plotë të jetës sime. Kam qenë në ekipin e parë për 16 vjet. Për mua ishte gjithmonë e njëjtë dhe tani po fillon nga e para. Është një ndryshim i vështirë, veçanërisht për familjen sepse e di se si ndihen ata për këtë qytet. E di që do të jemi mirë dhe do të përshtatemi, -u shpreh Messi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT