10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Konferenca për zgjedhjet vendore, Berisha:”Partia Demokratike ndodhet në momentin e saj më të vështirë që mund të përshkruhet”

Ish kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore e cila mbështetet nga Fondacioni “Hjarl Hjalmarson” i partisë simotër suedeze “Moderaterna”.

Berisha tha se PD ndodhej në momentin më të vështirë ndërsa, theksoi se kishte tre mandate në opozitë jo si shkak i alternativës së qeverisë por si pasojë të dobësosë së partisë.

Sali Berisha: Partia Demokratike ndodhet në momentin e saj më të vështirë që mund të përshkruhet. Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë por për dobësinë e opozitës. Sepse ne këtu, kemi patur dhe kemi një qeveri e cila mund të përmblidhet me dy fjalë “qeveri e bazuar në skandale”. Ky udhëtim i opozitës në këto vite, ka qenë një udhëtim topitës në një mënyrë ose në një tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën. Tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm dhe se opozita i bën fresk atij. Në këtë kontekst, partia Demokratike ndodhej para alternativës “të ekzistonte apo të shkrihej”. Por unë mendoj se ajo duhet të ekzistonte sepse mbi 620 mijë shqiptarë, e votuan në zgjedhjet e fundit, por që ajo të ekzistonte duhet të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitej para shqiptarëve si një parti të rësisht e ndryshuar, përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë. Në një vit me përpjekje të jashtëzakonshme, ne ia kemi dalë, kemi shënuar arritje substanciale për t’u paraqitur si parti e ndryshuar para shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...