13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Konferenca/Rama: Maska e detyrueshme kudo nga java e ardhshme. Masa ndëshkimore te fatura e dritave

“Maska e detyrueshme kudo nga java e ardhshme-” kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat lidhur me masat anti Covid, ndersa theksoi se masat ndëshkimore për qytetarët që do i binden masave, do të vijnë bashkë me faturen e dritave“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende, e detyrueshme jashtë. Nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtare dhe sic e dini është një temë që diskutohet cdo ditë , por nga java e ardshme do të jetë e detyrueshme kudo, përvec shpisë, barit apo restorantit, ku je ulur. Maskat do të jetë e detyrueshme, dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, Mos ketë asnjë asnjë iluzion se do mund t’i shmanget gjobë

Italia vendosi detyrim për maskën dhe vendet e rajonit po shkojnë drejt saj. Mendoj se gjoba duhet të jetë e fundit. Nuk duhet të jetë gjoba arsyeja që njerëzit të vënë maskë, duhet të jetë ekonomia e familjes së tyre dhe shëndeti. Implementimin e kësaj maske do ta bëjë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Nuk do përdorim inspektorë.

Maskat në autobus, në makinë, në trotuar, në shesh, në park, në rrugë dhe brenda nuk diskutohet. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do jetë në faturën e dritave. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe kush ankohet për gjobën e ka shumë thjesht, mjafton mos ta marrë. Por nuk mund të rrezikojmë sot aq shumë për hir të disave që fatkeqësisht në këtë proces janë shumicë. Nuk e dimë sa do jetë impakti i përzierjes së gripit sezonal me koronavirusin. Do luftoj me mish e shpirt që mos ta mbyllim prapë Shqipërinë, mos mbyllim asnjë biznes, asnjë aktivitet që mos të mbyllim prapë shkollat sepse i dimë efektet por ama nuk mund të presim të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi nivelin e ulët të valës ndëshkimore që është e qëllimshme dhe që për shëndetin e tyre nuk arrijnë ta kuptojnë që është minimumi.”- tha Rama

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...