13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Konferencën Kombëtare Antikorrupsion/ Çuçi: “Digjitalizimi krijon transparencë të plotë duke lënë gjurmë në sistemet informatike”

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se forma më efikase e qeverisjes është fuqizimi i qytetarëve duke i mundësuar kanale digjitale për të kryer denoncime.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion, Çuçi theksoi se rritja e platformave ku qytetarët mund të denoncojnë marrjen e rryshfetit dhe digjitalizimi i shërbimeve, janë dy element kyç në luftën ndaj korrupspionit.

“Përmirësimi i vazhdueshëm që ne i kemi bërë mekanizma të korrupsionit përmes teknologjisë është tregues i luftës tonë kundër korrupsionit.

Fuqizimi i qytetarëve duke i mundësuar kanale digjitale për të denoncuar korrupsionin është forma më efektive e qeverisjes. Deri më sot nuk ka teori që nuk vërteton të kundërtën e asaj që korrupsioni rrënon ekonominë, minon demokracinë dhe thellon varfërinë. Korrupsioni nuk është një fenomen shqiptar. Diferenca bëhet te reagimi ynë

Kryefjalë e Kësaj Konference edhe ditën e djeshme edhe sot është digjitalizimi.  Digjitalizimi si antidot e korrupsionit. Si instrument për të mbyllur hapësirën e çdo personi që kërkon të përfitoj favore.

Ne kemi kaluar mbi 90 % të shërbimeve që ofron qeveria në shërbime online. Kemi filluar që ta shtrijmë punën e shërbimit online edhe në qeverisjen vendore.

Zgjodhëm këtë formë se mendojmë se kjo formë shkëput dhe e bën 0 kontaktin fizik të qytetarit me punonjësin e shteti duke e ulur mundësinë për rryshfet. Digjitalizimi krijon transparencë të plotë duke lënë gjurmë në sistemet informatike”, tha Çuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...