12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Konfindustria i ka dërguar një kërkesë urgjente qeverisë Rama pas rritjes së çmimit të naftës

Konfindustria i ka dërguar një kërkesë urgjente qeverisë Rama pas rritjes së madhe të çmimit të naftës.

Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë në rajon për karburantet, prandaj Konfindustria kërkon që të “shkrihet” Bordi i Transparencës dhe të krijohet “Entit Rregullator i Karburanteve” si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu Konfindustria kërkon që qeveria fillimisht të ndërhyjë në uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtete fqinje të Shqipërisë.

Njoftim për shtyp
“Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Cmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Cmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci cmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Cmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj.

Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përvec me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave krahësuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta.
Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri cbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...