12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Konflikt i armatosur në Korçë, shpallen në kërkim dy vëllezër të armatosur

Një konflikt i armatosur, por pa pasoja në njerëz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Policia bën me dije se dy vëllezër, Mateo e Dhimitër Dadushi, janë konfliktuar me një person tjetër.

Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 8, Korçë, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se vëllezërit Dh. D. dhe M. D.,për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...