9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Konflikt i ashpër në Aeroportin e Vlorës, Pacolli denoncon: “Po tjetërsohen duty free-t dhe shërbimet në shkelje të ligjit”

Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është përshkallëzuar, teksa biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë publikisht me akuza të forta për tjetërsim të shërbimeve kryesore të aeroportit, përfshirë dyqanet duty free dhe aktivitetet tregtare.

Përmes një njoftimi urgjent për mediat, kompania MABCO Construction SA, në pronësi të Pacollit, deklaron se këto shërbime po kalojnë te palë të treta përmes kontratave që, sipas saj, po lidhen në mënyrë të paligjshme nga administratori i pretenduar Vegim Hoxha, i emëruar nga Valon Ademi.

“MABCO Construction SA denoncon veprime të paautorizuara në Aeroportin e Vlorës dhe paralajmëron për pavlefshmëri absolute dhe pasoja ligjore të rënda për çdo kontratë të lidhur,” thuhet në deklaratën zyrtare. Kompania thekson se është ortaku mazhoritar me 98 për qind të kapitalit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport (VIA shpk).

Sipas MABCO-s, çdo kontratë, marrëveshje qiraje apo akt tregtar për dyqane, bare, duty free apo shërbime të tjera, i lidhur nga Vegim Hoxha ose nëpërmjet tij, është “juridikisht inekzistent, absolutisht i pavlefshëm dhe i destinuar të rrëzohet”.

Në njoftim thuhet se veprimet po kryhen në kundërshtim flagrant me ligjin, statutin e shoqërisë dhe vendimet në fuqi të gjykatës, duke krijuar pasiguri të rëndë juridike dhe rrezik ekonomik për çdo palë të tretë që mund të përfshihet në këto marrëdhënie.

MABCO sqaron gjithashtu se Vegim Hoxha nuk ka qenë dhe nuk është administrator i ligjshëm i VIA shpk, duke e cilësuar emërimin e tij si të pavlefshëm. Sipas kompanisë, vendimi për emërimin e Hoxhës është marrë më 11 dhjetor 2025 nga shoqëria 2A Group shpk, e cila zotëron vetëm 2 për qind të kuotave, pa praninë e ortakut mazhoritar dhe pa kuorumin e nevojshëm ligjor.

“Ky vendim është i pavlefshëm ab initio dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik,” thekson MABCO, duke paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore kundër çdo veprimi që cenon interesat e saj dhe funksionimin e ligjshëm të aeroportit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...