6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Konflikt me thika në Vlorë: Tre të plagosur, një person në pranga, autori tjetër në kërkim

Një konflikt midis disa të rinjve në qytetin e Vlorës ka rezultuar me plagosjen e tre personave me thika. Policija njoftoi se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, dhe tre shtetas, me moshë 20, 18 dhe 18 vjeç, janë dëmtuar dhe ndodhen tani në spital.

Një nga autorët e dyshuar është arrestuar, ndërsa policia është ende në kërkim të autorit tjetër. Në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë sportive, dy thika dhe dy përforcues grushti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 12:30. Pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë, njëri prej autorëve është kapur, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e autorit tjetër dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ku kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në pranga ka përfunduar një nga autorët, ndërsa policia është në kërkim të autorit të dytë.
Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshatarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar. Sekuestrohen 1 pistoletë sportive, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika). Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...