12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Konflikt në familje në Përmet/ Po i dhunonte motrën, 52-vjeçari ndërhyn dhe rreh keq kunatin

Një sherr në familje ka ndodhur në Përmet ku një person ka përfunduar në pranga ndërsa një tjetër është plagosur.

Mësohet se në pranga ka përfunduar një 52-vjeçar, që ka rrahur keq kunatin e tij.

Kjo pasi ky i fundit, po dhunonte bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 52-vjeçarit.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestua në flagrancë shtetasin Ç. M., 52 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin P. N., banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi shtetasi P. N. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. N., në ato momente ka ndërhyrë shtetasi Ç. M.(vëllai i shtetases V. N.), i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit, shtetasit P. N., duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...