Replika në Kuvend ishte e ashpër mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe Gazment Bardhit. Majko i drejtoi një pyetje Bardhit për SPAK, duke e pyetur nëse organizata jep drejtësi të pavarur. Ai i kujtoi Bardhit edhe protestat poshtë ballkonit të Berishës, duke e akuzuar se lideri i tij e quan SPAK-un një organizatë kriminale dhe me ironi e pyeti nëse ky “organizatë kriminale” jep drejtësi.
Majko: Ne nuk po heshtim, po vërejmë se si kacafyteni mes jush. Keni shumë muaj që e bëni këtë sallë një cirk. Kam një pyetje për zotin Bardhi, i cili thotë se të dënuarit nga SPAK-u nuk do të amnistohen. Shkoni tek mitingu i kryetarit tuaj. Lideri juaj e quan SPAK-un organizatë kriminale. A jep kjo organizatë kriminale drejtësi të pavarur në Shqipëri? Po apo jo?! Ngrihet Tritan Shehu pas 25 vitesh dhe kërkon dënimin e gjenocidit serb. Partia Demokratike nuk ishte e pranishme në sallë atëherë. Mund të sillni ligjin për regjistrimin e pronave në veri?
Bardhi: Keni mundësi të sillni ligjin për regjistrimin e pronës, pastaj Edi Rama ta firmosë. Është problem shumë i madh për të sjellë ligjin që Pëllumb Gjoka të përfitojë tokën shtetërore, dhe për ata që nuk janë këtu sot, nuk duhet të kenë ndonjë shqetësim, sepse ju jeni prezentë. Sa i përket SPAK-ut, shkoni pyetni Edi Ramën se kujt iu shkaktoi dëm në rastin e portit të Limionit. Cilët janë oligarkët pas atij porti dhe Edi Rama sulmoi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, ne mund të bëjmë politikë pasi gjysma e tyre, një ditë po e një ditë jo, janë në SPAK. Për ju, drejtësia është e re kur godet kundërshtarët dhe e vjetër kur godet ju. Ilir Beqaj amnistohet dhe Erion Veliaj nuk është nën hetim.