9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Kongresi Amerikan miraton paketën e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën

Kongresi Amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën. Mbështetësit në Dhomë brohoritën dhe valëvitën flamujt ukrainas ndërsa u njoftua se paketa kishte vota të mjaftueshme për t’u miratuar.

Votimi ishte vonuar nga republikanët për muaj të tërë, me disa që kundërshtuan dërgimin e parave në Ukrainë vend të kufirit SHBA-Meksikë. Paketa e sigurisë ka në total një vlerë 95 miliardë dollarë, ku 60 miliardë dollarë shkojnë për Ukrainën, ndërsa pjesa tjetër për Izraelin dhe Tajvanin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky menjëherë falënderoi SHBA duke thënë se ishte mirënjohës për paketën e miratuar për Ukrainën dhe se kjo do të shpëtojë jetët e shumë ukrainasve. Ligji jetik i ndihmës amerikane i miratuar sot nga Dhoma e Përfaqësuesve do të parandalojë përhapjen e luftës, do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë dhe do të ndihmojë të dy kombet tona të bëhen më të fortë”, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se miratimi i kësaj pakete do të sjellë më shumë vdekje.

“Miratimi do të pasurojë më tej Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke rezultuar në vdekjen e më shumë ukrainasve për fajin e regjimit të Kievit’, tha Peskov.

Demokratët dhe republikanët bashkuan votat për të mbështetur projekt-ligjin, pas një beteje disamujore lidhur me pjesën e ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon përpjekjet për të zmbrapsur agresionin rus. Rezultati ishte 311 vota pro dhe 112 vota kundër. Ndërsa të 210 demokratët votuan në favor të paketës së ndihmës prej 60 miliardë dollarësh, 112 republikanë ishin kundër legjislacionit, ndërsa 101 votuan pro.

Senati pritet ta miratojë paketën javën e ardhshme dhe më pas i dërgohet presidentit Joe Bidenit për ta nënshkruar ligjin. Vendimi për miratimin e paketës u përshëndet edhe nga presidenti Joe Biden, i cili kërkoi nga Senati që të miratojë projektligjin sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim që të armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të dërgohen në Ukrainë pa vonesa.

“I bëj thirrje Senatit që ta dërgojë shpejt këtë paketë në tryezën time, në mënyrë që unë ta nënshkruaj atë në ligj dhe ne të mund të dërgojmë shpejt armë dhe pajisje në Ukrainë për të përmbushur nevojat e tyre urgjente në fushën e betejës.”

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg përshëndeti miratimin e paketës së shumëpritur të ndihmës për Kievin duke veçuar se “kjo na bën të gjithëve më të sigurt, në Evropë dhe Amerikën e Veriut”. Votimi u përshëndet nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane, skeptike për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, pati për muaj të tërë mosmarrëveshje për këtë aspekt të projekt-ligjit.

Arritja deri në pikën e votimit ka qenë një rrugë e vështirë për kryetarit republikan të Dhomë së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe ky proces ka vënë në provë edhe vendosmërinë e tij edhe mbështetjen për të mes republikanëve, një pjesë e vogël e të cilëve por që po shtohet në numër, po kërkojnë haptazi largimin e tij nga detyra.

Megjithatë, udhëheqësit e kongresit i hodhën votat në një pikë kthese në histori, në një moment kur aleatët e SHBA-së përballen me luftëra dhe kërcënime, nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...