10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Konjufca: Nuk mund të ketë normalizim pa njohje reciproke, Shqipëria po na mbështet në cdo hap

Në një mbledhje të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar se të dyja vendet janë të bashkuara në çdo rrethanë dhe për çdo sfidë që ndodhet përpara rajonit. Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i pamundur pa një njohje reciproke, një qëndrim për të cilin është i bindur se do të arrihet, me Shqipërinë gjithmonë në krah.

Konjufca ka kujtuar sulmet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, të cilat ai i cilësoi si tentativa për destabilizim të brendshëm nga elementë që lidhen me Serbinë, siç ishin sulmet në Ibër Lepenc dhe Banjskë. Ai e ka konsideruar sulmin në Ibër Lepenc si një akt terrorist dhe ka kritikuar dështimin e drejtësisë serbe për të ndëshkuar përgjegjësit e këtyre sulmeve.

Kosova po e mbyll këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që po synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist”, tha Konjufca, duke shtuar se ky ishte një vit pas sulmit të rëndë në Banjskë.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike, të sigurisë që shoqërojnë rajonin tonë edhe gjatë këtij viti. Edhe dy muaj bëhen tre vjet që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Kosova po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që po synojnë destablizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë të pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe rend ligjor e demokratik. Mos harrojmë që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës tonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji vjen 1 vit pas sulmit tjetër të rëndë në Banjskë. Organizator i këtij sulmi është Radoiçiçi i mbështetur drejtpërdrejtë nga Vuçiç dhe mbetet ende i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi e cila pothuajse nuk ekziston fare.

Ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona. Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht. Duke qenë se nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesit kombëtar për kombin që për ne është i përbashkët. Kam pasur nderin të drejtoj këtë institucion, po ashtu Kuvendi i Shqipërisë është pothuajse në fund të mandatit. Mund të them që si Kuvend kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kemi ngritur në nivel të ri bashkëpunimin ndërparlamentar. Synojmë të njëjtën familje, Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do jenë të rëndësishme për ne pavarësisht masave absurde që n ai ka vendosur BE. Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, e falënderojmë Shqipërinë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shpejtësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritetin, nuk mund të konsideron cenim i fqinjësisë së mirë.

Është Serbia ajo që nuk na e pranon as statusin e fqinjit. Nuk mund të ketë normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve tona pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra tjetrën. Vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo të ndodhë sepse e kemi në krah Shqipërinë”,

Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara dhe mbështesin njëra-tjetrën në çdo hap, pa kushte, dhe se interesat e përbashkëta kombëtare janë të pazgjidhshme pa një njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Konjufca u shpreh se vetëm njohja reciproke mund të çojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e tensioneve mes dy shteteve.

Për më tepër, ai e lavdëroi Shqipërinë për mbështetjen e saj të fortë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar se shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleatët më të natyrshëm të vlerave perëndimore në Ballkan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...