10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kontrata 1.4 milionëshe e Berishës në lupën e KQZ-së: Celibashi paralajmëron auditim për fondet e partive

Kontrata 1.4 milion euro e ish-kryeministrit Sali Berisha me strategun amerikan Chris LaCivita pritet të kalojë në sitën e audituesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Auditimi do të përfshijë gjithashtu deklarimet financiare të Partisë Socialiste dhe të gjithë subjekteve që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Është ende herët për të komentuar se sa dhe si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë. Ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë përdorur këto para dhe burimet e financimit të partive politike,” – deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Në këtë fazë, Celibashi ka vëmendjen tek procesi zgjedhor i së dielës, që do të mbahet në pesë bashki të vendit, pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, duke lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Ajo që dihet është se më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në pesë bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë,” – shtoi ai.

Të dielën, qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ ka testuar tashmë pajisjet e identifikimit elektronik dhe është shprehur se procesi është gati për zhvillim normal në të gjitha këto bashki.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...