14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kontroll në makinë, të riut nga Tirana i gjenden armë, maskë, shkop bejzbolli

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi i ështe gjetur armë në makinë dhe një sërë sendesh të tjera të kundraligjshme.

Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar nga policia është Mario Gurrica.

Pas lokalizimit dhe ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik nga drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh.

Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato pa leje në banesë.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 është goditur një rast i armëmbatjes pa leje.

Vihet në pranga një 23-vjeçar që posedonte një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një pistoletë zhurmuese, maskë, thikë e sende të tjera të kundërligjshme.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Pas lokalizimit dhe ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik nga drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...