14.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Kontroll teknik i detyrueshëm pas ndërrimit të pronarit të mjetit, rregulla të reja nga 1 dhjetori 2026

Pas çdo ndryshimi të pronarit të një automjeti, do të kryhet kontroll teknik i detyrueshëm, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit. Ky parashikim është përfshirë në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi nga data 1 dhjetor 2026.

Sipas udhëzimit, autoriteti kompetent mund të kërkojë që mjeti t’i nënshtrohet kontrollit teknik përpara afatit periodik, në rastet kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit. I njëjti detyrim mund të zbatohet edhe për automjetet që kanë përshkuar mbi 160 mijë kilometra.

Ndryshimet synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe përfshijnë gjithashtu rregulla të reja për shkëmbimin e informacionit me vendet e Bashkimit Evropian. Autoritetet shqiptare, nëse është e zbatueshme, do të përdorin platformën e Komisionit Evropian për shkëmbimin e të dhënave mbi certifikatat e kontrollit teknik dhe leximet e odometrit mes shteteve anëtare të BE-së.

Po ashtu, inspektorët e qendrave të kontrollit teknik, pronarët e mjeteve dhe studiuesit e aksidenteve do të kenë akses, kur është e mundur, në platforma të tjera elektronike të Komisionit Evropian. Këto platforma do të ofrojnë informacion mbi historikun e aksidenteve të automjeteve dhe të dhëna të tjera që lidhen me sigurinë e komponentëve të mjeteve të përfshira në aksidente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...