17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës/ Policia Rrugore pezullon 12 leje drejtimi dhe gjobit 18 shoferë

Policia Rrugore ka monitoruar gjatë natës trafikun në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Gjatë kontrolleve janë evidentuar drejtues mjetesh më shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Në bilancin e publikuar bëhet me dije se janë pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi duke filluar nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe janë vendosur 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lek të rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

Policia Rrugore apelon  për të gjithë shoferët që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur tragjeditë nga pakujdesia.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të garantuar sigurinë në itineraret e përdoruesve të rrugës.

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë dhe me pajisjet teknike është monitoruar trafiku rrugor në të dy karrexhatat e rruges Tirane-Durres dhe anasjelltas.

Për disa orë kontroll, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë, duke qarkulluar nga 40 deri në 60 km/h më shumë se shpejtesia e lejuar ku fluksi i mjeteve në rrugë ishte akoma shumë i lartë.

12 Leje Drejtimi të pezulluara nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lek te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

Policia Rrugore e kryeqytetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë KUJDES maksimal

Rrugët në hyrje dhe dalje të Tiranës, në drejtim të Durrëst apo të Elbasanit dhe anasjelltas, si dhe nga Kamza në Bulevardin e Ri në Kashar, janë të monitoruara me radar në mënyrë permanente.

Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Denonco dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112 çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...