5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kontrolle të shtuara për energjinë në zonat turistike – 9 subjekte të proceduara penalisht, 3 milionë kWh të rikuperuara

Me nisjen e sezonit veror dhe rritjen e konsumit të energjisë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike, bregdetare dhe malore, për të luftuar abuzimet me energjinë elektrike dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për pushuesit dhe banorët.

Në një njoftim zyrtar, OSSH bën me dije se në kuadër të zbatimit të ligjit kundër informalitetit, janë kontrolluar rreth 1500 subjekte gjatë muajit të fundit. Nga këto kontrolle, janë identifikuar nëntë raste të rënda abuzimi, të cilat janë referuar Policisë së Shtetit për ndjekje penale, me akuzën “vjedhje të energjisë elektrike”.

Po ashtu, janë konstatuar 69 subjekte të tarifuar në kundërshtim me rregullat e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), përkatësisht në klasifikimin sipas llojit të aktivitetit ekonomik.

Rreth 3 milionë kilovat-orë (kWh) janë rikuperuar përmes këtyre masave, dhe energjia e abuzuar i është faturuar të gjithë subjekteve përkatëse.

OSSH apelon fuqishëm ndaj të gjithë klientëve dhe bizneseve të mos bien pre e skemave mashtruese, si ndërhyrje në matës apo lidhje të paligjshme jashtë sistemit të matjes, pasi pasojat ligjore janë të rënda dhe nuk do të ketë asnjë kompromis për shkelësit.

Në këtë periudhë kulmore për turizmin, garantimi i një sistemi energjetik të pastër dhe funksional është prioritet i lartë, thekson OSSH, duke paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...