11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Konventa e PL/ Monika Kryemadhi: Një ‘Gladiatore’ me taka

Para fillimit të Konventës së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për median, e shoqëruar nga Endrit Braimllari dhe Elona Guri. Ajo theksoi se është një gladiatore me taka, duke theksuar se nuk ka turp të vishet si grua dhe se beteja e saj ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e figurave të reja. Për të, aktrimi në politikë nuk shërben të rinjve dhe të reja, por duhet të shërbejë njerëzve momentalë.

Ndërsa u pyet se si ndihet për të lënë jashtë politikës pas kaq vitesh, ajo shpreh keqardhje, por gjithashtu thotë se për të familja është prioriteti. Në 30 vjetët e saj në politikë, ajo ka investuar në ndërtimin e familjes dhe ka vendosur që prioritetet e saj tani janë familjarët Bora, Besi dhe Era. Kryemadhi shpreh të qenit gati të shikojë prioritet të tjera në jetën e saj, duke theksuar se jetë ka shumë të gjatë dhe secili moment sjell një kthesë të re.

Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Frakison nuk e bëj për shoë. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejën që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zvpresidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë’, tha Kryemadhi.

‘Normal që ndjek keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo pëfitime. Për mua familja është e rëndësishme. Në 30 vjet jam inevstuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuti nuk e sjell sekondi’, shtoi Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...