10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Korçë/15-vjeçari denoncoi 45-vjeçarin për ngacmim seksual, nëna: ‘I tha hajde se do të jap lek”

 

15-vjeçari i cili denoncoi në policinë e Korçës një 45-vjeçar për ngacmim seksual ka folur rreth ngjarjes së rëndë.

Ai tregon se 45-vjeçari i përndiqte prej ditësh dhe se i kërkonte që ta shoqëronte në rrugë, duke i thënë “hajde me mua se do të jap lekë”.

I mituri thotë se në fillim ai e refuzoi atë, por një ditë pranoi që të shkonte me 45-vjeçarin. Ai tregon me detaje se si 45-vjeçari tentoi që të abuzonte me atë.

“Ai e ka ndjekur 10 metro dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person”, thotë nëna e të miturit.

Nëna e 15 vjeçarit: Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët tim të mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 6:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur. Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuç dhe ma ka gënjyer djalin.

Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil një çikë jashtë. Djali tha pse të dal dhe luante bilardo me shokët e tij. Doli dhe i tha pse më do? Burri i tha hajde se do të jap lek. Nuk më duhen lek i tha djali se punon mami e më jep lek. E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali im kishte një palë pantallona të lidhura me lidhëse poshtë dhe s’mundi tja hiqte dot dhe ja ka kapur me duar. Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ja ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap.

Ai e ka ndjekur 10 metro dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person. I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do ti japin lek e që duan marrëdhënie seksuale.

I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim. Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do ti jepte lek dhe unë s’po ja vija veshin se isha e lodhur nga puna. Ai do ta tensiononte gjëndjen akoma më tepër me fëmijën tim 15 vjeç, dhe nëse do kishte kryer marrëdhënie seksuale tamam, djali im mund të kishte ngelur në vend se është fëmijë. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim sdua të përdorë ai kriminel. Asgjë më tepër

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...