Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë një 64-vjeçar, banues në Korçë, pas një njoftimi se ai po kërcënonte bashkëshorten e tij me thikë në lagjen nr. 11.
Policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe sekuestroi thikën e përdorur si provë materiale. Sipas hetimeve paraprake, 64-vjeçari kishte kanosur disa herë bashkëshorten për motive të dobëta.
Ndaj tij tashmë rëndon akuza për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.