5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Korçë – E mitura hidhet nga kati i tretë pas bullizimit, nën kujdesin e mjekëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Korçën. Një vajzë e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati në lagjen 14, duke përfunduar e plagosur rëndë. Aktualisht, ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Jashtë kamerave, nëna e saj ka bërë një deklaratë tronditëse. Ajo rrëfen se vajza ishte prej kohësh viktimë e bullizimit dhe dhunës nga bashkëmoshatarët në lagje.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Para dy ditësh e ka goditur një vajzë në kurriz. Sot prapë e provokuan. Më goditën dhe mua në stomak, më morën në polici. Kur isha në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin, i thoshin që ‘mamin ta morën në polici, jeni fshatarë’. Merrni masa se nuk më lënë rehat”, u shpreh ajo.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime të forta për fenomenin e bullizimit dhe pasojat dramatike që ai mund të sjellë tek fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...