8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Korçë, sherri masiv në lokal: 54-vjeçari Dritan Pine plagosi me thikë dy persona, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 gushtit 2025 në një lokal pranë parkut të Korçës, ku 54-vjeçari Dritan Pine ka plagosur me thikë Mihal Zhidron dhe Sotiraq Shkurtin. Ai akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Deklarim të rremë para policisë”, “Prishje të qetësisë publike” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje ose shitje pa leje të armëve të ftohta”.

Sherri nisi fillimisht si përplasje verbale mes dy grupeve dhe u agravua me hedhje karrigesh dhe përdorim shkopash bejsbolli. Numri i personave të arrestuar ka shkuar në 10 dhe përfshin Dritan Pine, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe. Të arrestuarit kanë dhënë deklarata të rreme gjatë marrjes në pyetje.

Policia ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar, me inicialet E.K., i dyshuar si pjesëmarrës në konflikt. Motivi i sherrit nuk është ende i qartë, por policia shprehet se është “banal”, ndërsa të gjithë të përfshirët ishin nën efektin e alkoolit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...