11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kosova asnjë rast me gripin e shpendëve/ “Tani është ngritur vigjilenca në nivelet me të lartë në kontroll kufitarë veterinar”

Prej pesë ditësh, Kosova ka ndaluar importin e pulave nga Shqipëria pas zbulimit të disa vatrave me gripin e shpendëve.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka deklaruar për mediat në Kosovë se ky vendim vazhdon të jetë në fuqi.

Ai është shprehur se deri më tani në Kosovë nuk ka pasur asnjë rast me gripin e shpendëve ndërsa shton se janë në kontakt me autoritetet shqiptare për të mësuar të dhënat e fundit në lidhje me përhapjen e sëmundjes.

“Bazuar në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Epizooti është lajmëruar prezenca e sëmundjes gripi i shpezëve, tipi H5N8 në Shqipëri – zona e Durrësit. Më datën 21.03.2022 është bërë ndalesa e importit nga shteti i Shqipërisë për regjionin e Durrësit kafshëve të gjalla (shpezëve) kjo bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për luftimin e kësaj sëmundje, si masë parandaluese. Po ashtu jemi në kontakte me autoritetin shqiptarë për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes”, ka pohuar ai.

“Deri më tani njoftimi është në fuqi vetëm për ndalesë në një zonë të prekur të Shqipërisë. Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve AUV është duke monitoruar situatën në rajon dhe vend, varësisht nga lajmërimet që bëhen në OIE, veprohet sipas ligjit. Ka pasur sasi të vogla importi të shpezëve dhe produkte nga shpezët, tani është ngritur vigjilenca në nivelet me të lartë në kontroll kufitarë veterinar”, shtoi ai.

Thaçi bëri të ditur se çdo ngarkesë që mund të mbërrijë në Kosovë, do t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar. “Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare, si shtete vëllazërore dhe verifikimi për gjithçka bëhet mes dy autoriteteve, sipas praktikave të kontrollit ndërkufitar. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast të lajmëruar në vendin tonë”, pohoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...