11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kosova drejt zgjedhjeve lokale – 104 subjekte në garë, përfshi Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se plot 104 subjekte politike kanë dorëzuar aplikimet për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në garë janë regjistruar 33 parti politike, 2 koalicione, 35 kandidatë të pavarur dhe 34 iniciativa qytetare që do të konkurrojnë për postet e kryetarëve dhe këshilltarëve lokalë në 38 komuna të Kosovës.

Procesi i aplikimit u mbyll mesnatën e së mërkurës, ndërsa deri tani janë certifikuar vetëm 19 subjekte – 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. KQZ paralajmëron se për shkak të periudhës së pushimeve dhe afatit të ngushtë të aplikimeve, verifikimi i kandidatëve do të zgjasë më shumë se zakonisht.

Rreth 90% e subjekteve politike kanë përfunduar aplikimin në minutat e fundit, ndaj shumica e kandidatëve do të kalojnë tani në procesin e verifikimit nga institucionet përkatëse,” – tha Besnik Buzhala nga KQZ.

Ndër aplikuesit bie në sy Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi, e cila në vitin 2023 kishte bojkotuar zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...