14.5 C
Tiranë
Friday, March 6, 2026
spot_img

Kosova: Seanca për zgjedhjen e presidentit dështoi për mungesë kuorumi

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua mbrëmjen e së enjtes (05.03.), dështoi zgjedhja e presidentit për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u detyrua ta ndërpresë seancën menjëherë pas nisjes, pasi vetëm 66 deputetë të shumicës ishin të pranishëm, ndërkohë që opozita e bojkotoi plotësisht procedurën.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve,” tha Haxhiu.

Dy kandidatët e propozuar për postin e presidentit ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, të dy nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas ndërprerjes së seancës, Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procedurës dhe kërkoi vendosjen e një mase të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues lidhur me zgjedhjen e Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Sipas njohësve të Kushtetutës, afati për zgjedhjen e presidentit skadon mesnatën e së enjtes, çka bën situatën në Kuvend të Kosovës kritike dhe të pasigurt për vijimësinë e procesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Skandali me Stacionet e Plazhit në Vlorë: Si po tentohet tjetërsimi i vendimeve të...

0
Situata e fundit në Bashkinë e Vlorës lidhur me menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2026 nuk përbën thjesht një debat administrativ, por...

Italia mbyll përkohësisht ambasadën në Teheran, stafi zhvendoset në Baku

0
Për shkak të tensioneve të rritura në Iran, Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran. Ministri i Jashtëm italian, Antonio...

Trump: “Nuk jam i shqetësuar për çmimet e naftës, prioritet është operacioni ndaj Iranit”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sot se nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të karburanteve në SHBA, pavarësisht pasojave të...

Operacioni SHBA-Izrael ndaj Iranit: Vrasja e Khameneit dhe sulmet masive, por rreziku rajonal vazhdon

0
Një operacion i koordinuar i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ka goditur Iranin mes datave 27-28 shkurt 2026, duke shënuar një nga fazat më...

Agron Gjekmarkaj: “Gjuha vulgare e Taulant Ballës fyen çdo grua shqiptare dhe Parlamentin”

0
Nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, dënoi ashpër përdorimin e gjuhës nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...