9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Kosovë/ Albin Kurti rizgjidhet kryetar i Vetëvendosjes për katër vjeçarin e ardhshëm

Albin Kurti do të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendoje edhe për një mandat katër vjeçar.

Kjo pasi ai i fitoi zgjedhjet e brendshme në LVV, me rezultat 98,60 për qind. Kundër Kurtit votuan 0.89 për qind, ndërsa 0.51 për qind abstenuan.

Këtë e ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm Lëvizja Vetëvendosje.

“Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për Vetëvendosje. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Albulena Haxhiu do të jetë kyetare e Foumit të Gruas, ndërkaq Behar Jashari i të rinjve të Vetëvendosjes.

Kundërkandidatë nuk ka pasur – rrjedhimisht në opinion kanë qarkulluar kritika për demokracinë e brendshme të Qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...