10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kosovë/ Ministrja: Do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Rizvanolli ka njoftuar se “duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave. Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli.

Nuk dihet se sa forcë do të kenë institucionet e Kosovës ta ndalojë atë pasi ajo më së shumti prodhohet në zonën e Mitrovicës. Sipas REL, prej shumë vitesh, në Kosovë është raportuar për keqpërdorim të energjisë elektrike në veri të Mitrovicës për prodhimin e kriptovalutave apo valutave digjitale.

Në katër komunat me shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicën Veriore, që nga paslufta nuk paguhet energjia elektrike nga banorët që jetojnë atje.

Pajisjet që janë për prodhim të kriptovalutave, zakonisht janë kompjuterë me kartela grafike. Kompjuterët lidhen me energji elektrike dhe të njëjtit shpenzojnë energji elektrike dhe kryejnë procedurën e njohur si “miniera” (mining).

Kundër vendimit të ministres ka dalë edhe eksperti i kriptovalutave, Granit Kadolli i cili ka deklaruar se vendimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave, është i pakuptimtë.

Kadolli tha, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, se shpenzimi më i madh i energjisë ndodh te bizneset si: kafenetë, hotelet etj. sesa në prodhimin e kriptovalutave.

“Unë e preka edhe më parë se shpenzimet bëhen shumë më të mëdha edhe te kafenetë edhe te hotelet edhe në aktivitetet e tjera biznesore. Ne e dimë se një aparat i kafesë është 7, 8 apo 9 kilovatë dhe punon 16 orë në ditë”.

“Mineri (magazina) harxhon 1.8 kilovat deri në 2 kilovatë dhe krejt këta që merren me kriptovaluta i kanë një apo maksimumi dy riga, të tretin nuk e kanë sepse është problematike zënia e hapësirës dhe ka shpenzime sepse kjo rig që kushton 7 mijë – 8 mijë euro e deri në 20 mijë euro”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...