Gjergj Nika, ish-anëtar i Partisë Demokratike që u shpall kandidat i pavarur për zgjedhjet e pjesshme në Vlorë, nuk u regjistrua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nika kritikoi ashpër vendimin, duke e quajtur “akt të papranueshëm” dhe duke akuzuar KQZ-në se po shërben interesave të palëve të pushtetit dhe elitave politike. “Ky vendim është një tregues i qartë se frika e elitave nga qytetari është e madhe dhe se ata nuk mund të përballojnë një alternativë reale,” shkruante ai.
Nika paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, duke bërë ankimim pranë KAS, dhe theksoi se kjo është më shumë se një çështje procedure: “Është një betejë për zërin tuaj, për të ardhmen e qytetit dhe për të dhënë qytetarëve atë alternativë që meritojnë.”






