8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

KQZ përcakton modelin përfundimtar të fletës së votimit, ku do të shënohen vetëm numrat sipas renditjes së paraqitur nga partitë

Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa koha e shkurtër në dispozicion rrezikon të vërë në pikëpyetje serioze prodhimin e tyre.

Mbrëmjen e së dielës, Kolegji miratoi modelin sipas të cilit në fletën e votimit nuk do të shënohen emrat e kandidadatëve të secilës parti, por vetëm numrat sipas renditjes së paraqitur nga partitë që i kanë propozuar.

Të enjten që shkoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi një tjetër fletë votimi, ku kandidatët identifikoheshin me emrat dhe mbiemrat e tyre. Celibashi tha të enjten se identifikimi i kandidatëve me emrat e tyre e lehtësonte procedurën e zgjedhjes nga votuesit.

Socialistët e kundërshtuan, duke mbështetur idenë se një fletë e tillë, veçanërisht në Tiranë, do të ishte jo vetëm e komplikuar për zgjedhësit, por do të vështirësonte dhe fazën e numërimit të votave.

Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njejtin vendim, duke mbyllur kështu debatet mbi këtë temë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...