11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Kreshnik Çollaku: Vota kundër reformës zgjedhore, akuza për shitje të Opozitës

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka njoftuar se vota e tij për reformën zgjedhore do të jetë kundër, duke akuzuar opozitën se po i jep fitoren në tavolinë Edi Ramës për mandatin e katërt. Në reagimin e tij të plotë, Çollaku indirekt ka thënë se Berisha është shitur.

Reagimi i Plotë:

Vota ime nesër është KUNDËR. Të dashur kolegë deputetë të Opozitës. Pavarësisht dallimeve apo kundërshtive që përjetuam në këto vite të turbullta, ne kemi një gjë që na bën bashkë. Ajo është përballja me Ramën dhe maxhorancën e tij, dhe përpjekja për të mundësuar ndryshimin dhe ndalimin e qeverisjes së tij.

Nesër të gjithë ne jemi para një momenti kritik. Duke shfrytëzuar ndarjet e përçarjet e Opozitës, Rama arriti që duke luajtur mes klimës së konfliktit opozitar të arrijë synimin e tij madhor: të mbajë të pandryshuar (në thelb) Kodin Zgjedhor. Një kod që në situatën ku ndodhet Opozita, i jep Ramës në tavolinë një avantazh prej 12-13 mandatesh, një prim të padeklaruar.

Me një sistem zgjedhor të ndarë në 12 qarqe dhe sidomos duke përjashtuar mundësinë e opozitës për t’u organizuar në koalicione parazgjedhore, Rama ecen i sigurtë drejt zgjedhjeve të radhës. Rama mund t’i grabisë zgjedhjet, mund të shkelë Kushtetutën, mund të na shtypë e mund të fitojë, por e gjitha kjo nuk mund të ndodhë me konsensusin tonë. Pa koalicionet parazgjedhore, opozita ka dhënë gjithçka dhe s’ka marrë asgjë.

Ndryshimet në Kod që do të propozohen nesër janë kapitullim i opozitës. Këto ndryshime nuk duhet të kenë konsensus e votë nga asnjë deputet opozitar. Unë si deputet i PD do të votoj kundër këtyre ndryshimeve. Ftoj çdo deputet opozitar të refuzojë konsensusin me një projekt që qartësisht shkon në favor të një mandati të 4-të maxhorancës socialiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT