15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Kretë/ 25-vjeçari shqiptar arrestohet për dhunë në familje

Një ngjarje e rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Heraklion të Kretës, ku një 25-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar. Sipas mediave greke, ky i ri dyshohet se ka sulmuar rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren e tij, një 24-vjeçare gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së tyre.

Për të shpëtuar nga dhuna, vajza ka arritur të dalë në ballkonin e banesës dhe ka mbyllur derën. Më pas, për të shmangur pasojat e mundshme, ka vendosur të hedhë veten nga ballkoni dhe të largohet nga zona. 25-vjeçari është arrestuar në spital, ku kishte shkuar për ndihmën e parë, dhe tani akuzohet për dhunë në familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT