10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kreu i Prokurorisë së Lezhës rrezikon shkarkimin nga detyra, ankimohet vendimi i KPK

Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj rrezikon shkarkimin nga detyra pasi gjatë vetingut i janë konstatuar probleme në kriterin profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë, por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik Florjan Ballhysa.

Ky i fundit këmbëngul në shkarkimin e prokurorit duke pretenduar se në fashikull paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e faktike që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut.

“Referuar rezultateve të hetimit administrativ mbi këto akte, Komisioneri Publik çmon se subjekti i rivlerësimit nuk ka dhënë shpjegime bindëse, si dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës, mbi gjetjet e rezultuara nga burimet e administruara, të cilat duhet të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit”- thuhet ndër të tjera në ankim.

Konkretisht në një procedim penal të vitit 2014 të regjistruar për veprat penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, rezulton se i dëmtuari ka qenë një punonjës policie, ndërsa autori person me precedent penal, ndërsa prokurori ndonëse ka zgjatur dy herë afatet e hetimit, nuk ka kryer asnjë veprim dhe në fund e ka pushuar çështjen.

Po në vitin 2014 ai ka hetuar një çështje tjetër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe ka vendosur  pushimin e saj duke argumentuar se çështja mund të ndiqej me ankim në gjykatë.

Në ankim thuhet se subjekti i është referuar në vendimmarrje një akt ekspertimi të një procedimi tjetër penal në ngarkim të të njëjtit shtetas. Po ashtu, në vendimin e pushimit nuk është cilësuar vepra penale “dëmtime të tjera me dashje”, për të cilën Prokuroria nuk ka më kompetencë për të vijuar hetimet. Vetë Shehaj e ka pranuar se i është referuar aktit të gabuar.

Mangësitë në kryerjen e veprimeve hetimore kanë sjellë pasoja për të dëmtuarit, thuhet me tej në ankim. Këto janë vetëm disa nga rastet, por Shehajt i janë zbuluar edhe dosje të tjera që ka mangësi të theksuar profesionale që përbëjnë shkak për shkarkim, sikurse kërkon Komisioneri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...