9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj, ngreh shqetësimin për infektimin pas dozës së parë të vaksinës / “Antitrupat fillojnë të prodhohen pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë”

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka ngritur shqetësimin për mundësinë e infektimit pas injektimit të dozës së parë, duke vënë në dukje se ka pasur shumë raste të tillë që nga nisja e procesit të vaksinimit.

Skënder Brataj, ka bërë thirrje popullatës që po vaksinohet nga COVID-19 të vazhdojnë respektimin e masave mbrojtëve sidomos në periudhën tranzitore pas marrjes së dozës së parë, pasi rreziku është ende i lartë. Sipas Dr. Bratajt, “antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë.”

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me Sars-Cov-2 edhe në ato raste kur është marrë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me Sars-Cov-2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë administruar në Shqipëri.

Antitrupat kundër Sars-Cov-2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu, përgjigjja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7- 10 ditësh nga marrja e dozës së dytë.

Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda, por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë, rreziku është i lartë”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale, i cili ka apeluar për respektim të masave anti-Covid, veçanërisht gjatë periudhës midis dy vaksinave, të cilën ai e ka konsideruar si periudhë tranzitore”, shprehet Brataj.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...