4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Krimi i rëndë në Selanik: Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau partneren dhe plagosi djalin e saj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Selanik, ku një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare brenda banesës ku jetonin, ndërsa ka plagosur rëndë djalin e saj, i cili ndërhyri për të mbrojtur të ëmën. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autori ka dhënë një dëshmi që ka nxjerrë në pah motivet e tij për krimin e rëndë.

Sipas Protothema.gr, 46-vjeçari ka deklaruar në polici se ishte i bindur që bashkëshortja e tij po e tradhtonte, dhe se nga xhelozia kishte vendosur t’i merrte jetën. Ai ka pohuar se mëngjesin e së dielës shkoi në banesën ku jetonte me gruan, i vendosur për ta vrarë.

Dëshmia e djalit të viktimës

Djali i viktimës ka treguar se nëna e tij kishte qenë në një marrëdhënie me 46-vjeçarin prej 21 vitesh dhe se ky i fundit nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj saj. Megjithatë, së fundmi, marrëdhënia e tyre ishte tensionuar, dhe konflikti mes çiftit kishte çuar në vendimin për t’u ndarë.
“Ditët e fundit kishim parë shumë debate midis tyre. Ai kishte filluar të paketonte rrobat dhe të përgatitej për t’u larguar nga shtëpia,” ka thënë djali i viktimës.

Gjatë momentit të krimit, njerku kishte nisur një debat të ashpër me viktimën dhe, papritur, nxori një thikë. “Nëna ime e vuri re thikën dhe iu lut të mos e përdorte, por ai ia nguli në bark,” ka rrëfyer djali i saj. Ai ka shtuar se ndërhyri për të shpëtuar të ëmën, por edhe ai vetë u sulmua nga njerku dhe mori plagë të rënda.
s
Pas aktit të tmerrshëm, autori u largua nga vendngjarja. Djali i viktimës ka bërë të ditur se, për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka pësuar plagë të thella nga thika.

Autoritetet greke e arrestuan 46-vjeçarin, i cili ndodhet në paraburgim. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shenja të mëparshme dhune që mund të kishin parandaluar tragjedinë. Djali i viktimës theksoi se në të kaluarën njerku nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj të ëmës, duke e bërë edhe më të papritur aktin e tij brutal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...