8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

‘Krimi lejohet nga paaftësia qeveritare dhe implikimi qeveritar’, PD reagon për ngjarjet kriminale në vend

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale në vend. Duke marrë shkas nga atentati dje në Milot, ku një i ri mbeti i vrarë, sekretari për Diasporën, Indrit Hoxha nga selia blu theksoi se gjithçka po ndodh nën hundën e Policisë së Shtetit.

“Acarimi i elementëve të krimit, ka të bëjë me ndarje territoresh, zona influencash, të cilat lejohen nga paaftësia qeveritare dhe implikimi qeveritar.”, tha Hoxha në emër të PD-së.

REAGIMI I PD
Rendi dhe siguria publike në Shqipëri janë përkeqësuar duke dalë jashtë kontrollit në harkun e një jave. Katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë në atentate të përgjakshme, nën hundën e Policisë së Shtetit, dhe në akse rrugësh të rrahura kombëtare, janë shenjë se qeveria nuk menaxhon vendin.

Ajo thjesht mbikëqyr korrupsionin.

Mbrëmë në Milot dhe një javë më parë në Fushë Krujë, krimi i organizuar dëshmoi se është më prezent dhe më i sofistikuar se shteti. Për faktin e thjeshtë se shteti nuk e tremb më, por duke qenë pushtet e jo shtet, bashkëpunon me të.

Partia Demokratike lëshon sot thirrjen kombëtare për trajtimin si emergjencë të rendit dhe sigurisë publike. Përfshijmë në këtë thirrje të gjithë aktorët relevantë të cilëve u bëjmë me dije se Shqipëria nuk menaxhohet më nga qeveria e para 9 viteve.

Përgjegjësitë, si për rendin, si për korrupsionin, si për të palarat e këtyre 9 viteve, duhen kërkuar në të sotmen, jo në dekadën e shkuar.

Arsyet e acarimit të elementëve kriminalë, nuk kanë të bëjnë me gjë tjetër veçse me ndarje territoresh, me zona influence, hapësira që lejohen, jo vetëm nga paaftësia qeveritare, por sidomos nga implikimi qeveritar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...