10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kriza energjetike/ Meta: “Kryeministri i dështimeve i ka ngulur thikën në kurriz shqiptarëve”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për pasojat e krizës energjetike e cila sipas tij ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.

Në një dalje për mediat, Meta tha se Rama ka dështuar, duke numëruar sipas tij, ato që nuk janë bërë për energjinë.

Ai akuzoi kryeministrin se po punon për t’i ngulur thikën në kurriz qytetarëve dhe se rritja e çmimit të energjisë do të prekë konsumatorë.

“Përkeqësim ka pasur në detyrimet e prapambetura. Dështim i plotë është mosoperimi edhe sot e kësaj dite e bursës shqiptare të energjisë elektrike. Sipas premtimeve dhe angazhimeve të qeverisë duhet të ishte funksionale që në vitin 2019. Dështim dhe vonesa për 5 vjet janë në projektet e rëndësishme të sistemit të transmetimit.

Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite sigurisht që nuk flet dot për këto por përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për të ngulur thikën e gjithë kësaj krize që ka në thelb hajdutllëkun e tij në kurriz të qytetarëve madje dhe duke mashtruar se kjo nuk do të prekë konsumatorët familjarët.

Do të prekë edhe biznesin dhe sipërmarrjet që do të kenë riskun e falimentimit për shkak të kostove të rritura të energjisë. Ata që do të përpiqen të kursejnë në kushtet e të ftohtit do të shtojnë shpenzimet për ilaçet. Do të vazhdojmë të merremi”, tha Ilir Meta,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...