14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kriza energjitike/ Von der Leyen: “Do ia dalim gjatë këtij dimri, kemi një situatë që është stabël”

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen deklaroi nga Tirana se Bashkimi Evropian ndodhet në një situatë stabilizuar për sa i përket rritjes së çmimit të energjisë.

Gjatë një interviste të dhënë së bashku me kryeministrin Rama Von Der Leyen tha se Bashkimi Evropian ka rritur depozitat me gaz për të bërë të mundur përballimin e këtij dimri.

“Kriza energjitike është dhe shtysa kryesore ndaj inflacionit, reagimi duhet të jetë shumë më i gjerë thjesht sa mbështetja buxhetore. Në fakt së pari është e rëndësishme që ne jemi pjesë e një unioni energjitik, përfshirë dhe Shqipërinë dhe çfarëdo gjëje që ne bëjmë na ndikon njëri tjetrin. Që nga fillimi i luftës Rusia ka hequr qëllimisht 2/3 e furnizimit me gaz në Evropë dhe kjo ka sjellë rritjen e çmimit të gazit dhe të energjisë elektrike. Kemi diversifikuar tregun larg nga Rusia, përkatësisht nga SHBA-ja, kemi mbushur depot tona dhe këto janë në të gjithë BE-në por të gjithë ne përfitojmë nga këto depozita. Kjo na jep sigurinë se do ia dalim gjatë këtij dimri. Kemi një situatë që është stabël dhe tani mund të shohim dhe ndërhyrjet në treg për korrigjimin e tij.

Pjesa tjetër e dytë është ndikimi i çmimit të gazit te energjia elektrike. Mbështetje financiare e drejtpërdrejtë, promovimi i energjisë së gjelbër dhe ndërhyrja në treg për të ulur çmimet, ky është trekëndëshi që ne po bëjmë për këtë krizë, për të ulur çmimet”, tha Von Der Leyen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...