5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Krujë/ I bie të fikët para kamionit në lëvizje, humb jetën puntori i pikës së grumbullimit

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 12:30 në pikën e përpunimit të inerteve “Babasi 2” në Krujë.

Punëtori Lulzim Balla, rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja, është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.

Punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur në pikën e grumbullimit të makinave të kompanisë së përpunimit të inerteve.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës, por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda. Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia njofton se ambienti ku ndodhi aksidenti shërbente si pikë grumbullimi mjetesh, kryesisht për mjetet e kompanisë.

Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale,” njofton policia.

Pronari i pikës rezulton Besnik Babasi, të cilit më herët i është mbyllur gurorja me të njëtin emër pasi nuk dispononte dokumentet përkatëse për kryerjen e aktivitetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...