13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kryebashkiaku Subashi flet për vrasësin e 8-vjeçarit në Fier: Nuk gjejmë motiv, familja e djalit e ndihmonte dhe me ushqime

Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, i cili tha në një prononcim për mediat se nga ana e bashkisë ishin bërë përpjekje për ta integruar në shoqëri. Klodianit i ishte ofruar një punë, të cilën e kishte lënë pas disa ditësh. Ndërsa dhe vetë familja e të miturit e kishte ndihmuar herë pas herë vrasësin e djalit të tyre.

“Në këto momente sigurisht nuk gjejmë dot fjalët. Ngushëllimi për familjarët ajo që na vjen pikë së pari. Padyshim që ky është një moment që ndoshta të gjithë duhet të bëjmë një apel të fuqishëm, në radhë të parë për organet ligjzbatuese që të veprojnë shpejt dhe me ashpërsinë që parashikon ligji. Në radhë të dytë, ngjarje të tilla meritojnë, sigurisht duke u trajtuar me qetësinë e nevojshme, meritojnë më shumë vëmendje, reflektim për t’u futur thellë në shkaqet ekonomike, sociale etj, që ndodhin ngjarje të tilla. Personi ishte i vetëm, i ati i kishte vdekur para disa vitesh, e ëma ishte martuar larg. Ne kemi bërë përpjekjet tona për ta integruar, i kemi ofruar një punë para disa kohësh në një nga ndërmarrjet e bashkisë. Ka punuar disa ditë, është larguar me dëshirën e vet. Nga informacionet që kemi është munduar të gjejë punë andej, këndej. Besoj që të gjitha këto mund të kenë ndikuar në jetën e tij të përditshme, megjithëse që dje të gjithë mundohemi të gjejmë një motiv pse mund ta ketë bërë, dhe besoj nuk ka asnjë justifikim. Ngjarje të tilla nuk kanë asnjë justifikim apo arsye.
Ka pasur momente të caktuara që është trajtuar me ndihmë ekonomike. Zgjedhja e tij ka qenë e tillë që nuk e ka parë të arsyeshme të punojë dhe të integrohet”
, deklaroi Subashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...

Parashikimi I motit, e Enjte , 29 Janar 2026

0
Moti pritet të mbetet dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në të gjithë vendin, me kthjellime të shkurtra kryesisht gjatë...

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...