8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kryemadhi për transferimin e Ilir Metës në Burgun 313: “Nuk pranon asgjë nga unë”

Pas vendimit të GJKKO për të mos ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, Monika Kryemadhi ka komentuar për gazetarët lidhur me mundësinë e dërgimit të veshjeve apo ushqimeve bashkëshortit të saj. E pyetur nëse do t’i çonte veshje dhe ushqime Metës në paraburgim, Kryemadhi u përgjigj shkurt: “Nuk pranon asgjë nga unë.”

Kjo deklaratë u bë menjëherë pas transferimit të Metës në Burgun 313, duke reflektuar një distancë të dukshme mes bashkëshortëve në këtë situatë të ndërlikuar politike dhe ligjore.

Ilir Meta futet në burg.Ish presidenti i Republikës, aktualisht Kryetari i Partisë së Lirisë, do të qëndrojë në një nga qelitë e paraburgimit tek “313-a” në Tiranë, të paktën deri në përfundim të hetimeve që SPAK ka nisur ndaj tij dhe bashkëshortes në proces divorci, Monika Kryemadhi.

Gjuhën e ashpër ndaj drejtësisë Ilir Meta e artikuloi edhe në dyert e gjykatës, përballë 3 prokurorëve të SPAK të cilët kërkuan arrestimin e tij, Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Sotir Kllapit. Në nisje të seancës me dyer të mbyllura, (ora 09:00) Meta iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.
Nga ana e tyre të tre prokurorët nuk reaguan por mbajtën qetësinë.
Të njëjtën gjuhë përdori ndaj tyre edhe Monika Kryemadhi, e cila në eksperiencën e saj të parë me një seancë, ashtu siç paralajmëroi në hyrje të Gjykatës së Posaçme, u kujdes më shumë të shohë fytyrat e hetuesve dhe nivelin e tyre të inteligjencës.
Gjuha e ashpër u qetësua me ikjen e Dumanit për shkak të axhendës dhe rinisjen e seancës në orën 13:30.
Futjen në një sallë me Ilir Metën në seancën drejtuar nga gjyqtari Kryemadhi e quajti provokim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...