9.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Kryemadhi vijon denoncimet për inceneratorët: “Presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, vijon denoncimet mbi aferën e inceneratorëve, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si ideatorin dhe zbatuesin e kësaj skeme korruptive.

Përmes një postimi në “Facebook”, shoqëruar me dokumente, Kryemadhi thekson se “presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama”.


Postimi i Kryemadhit:

Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?
Qytetarët presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj.
Edi Rama, si ideator i skemës së inceneratorëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që i kanë dhënë jetë skemave.
Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me inceneratorin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 Euro pa Tvsh.
Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, do të mundësojë, që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të inceneratorëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pasuria nuk është për t’u grumbulluar”/ Papa Leone XIV kritikon pabarazinë nga Monako

0
Papa Leone XIV denoncoi zgjerimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij të parë në Monako, një nga vendet...

“Çmimin e luftës po e paguan gjithë njerëzimi”/ Recep Tayyip Erdoğan apel për diplomaci...

0
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme nuk po i vuajnë vetëm palët e përfshira, por...

“Mos lejoni që lufta të zhvillohet nga territoret tuaja”/ Masoud Pezeshkian paralajmëron rajonin

0
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë përshkallëzimin e konfliktit nga territoret e tyre, duke...

“Post-operacioni me sukses”/ Kleviol Ahmeti kalon ndërhyrjen, drejt rikuperimit

0
Reperi i njohur Kleviol Ahmeti ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Shqetësimet për gjendjen e tij...

“Këtu nuk është lojë, janë ndjenja”/ Krizë mes Brikenës dhe Mateos pas puthjes në...

0
Raporti mes Brikenës dhe Mateos duket se ka hyrë në një fazë të vështirë, vetëm pak ditë pas puthjes së tyre në spektaklin e...