Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon, duke u bërë udhëheqësi i parë i vendit që martohet gjatë kohës që është në detyrë. Ceremonia u zhvillua në rezidencën zyrtare, The Lodge, një ditë pas përfundimit të seancës së fundit parlamentare të vitit.
Çifti u fejua në Ditën e Shën Valentinit të vitit të kaluar dhe mbajtja e dasmës u mbajt sekret për shkak të masave të sigurisë. Qeni i Albanese, Toto, kishte rolin e veçantë si mbajtës i unazave, ndërsa çifti ecte drejt altarit me këngën “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder në sfond.
Të pranishëm ishin familjarët më të afërt, përfshirë prindërit e Haydon dhe djalin e Albanese nga martesa e mëparshme, si dhe disa ministra të kabinetit të kryeministrit.
Albanese, 62 vjeç, dhe Haydon, 47 vjeçe, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melbourne në vitin 2020, ndërsa ai ishte udhëheqës i opozitës. Haydon ka shoqëruar kryeministrin në ngjarje të mëdha publike, përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe një darkë shtetërore me ish-Presidentin amerikan Joe Biden.
Me këtë martesë, Albanese hyn në historinë e Australisë si kryeministri i parë që martohet dhe fejohen gjatë kohës së detyrës. Çifti ka deklaruar se ndihet “shumë me fat që e kanë gjetur njëri-tjetrin”.






