2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Kryeministri grek Mitsotakis në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Tiranë – Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis shoqërohet nga një delegacion i gjerë, përfshirë pesë ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Pas nderimeve për Kryepeshkopin Anastas, kryeministri grek është afruar pranë Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Ceremonia drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, dhe po zhvillohet në prani të personaliteteve më të larta të politikës dhe klerit ortodoks nga mbarë bota.

Në këtë shërbesë lamtumire marrin pjesë liderët e Kishave Ortodokse, krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues nga vende të ndryshme. Nga Vatikani ka mbërritur një delegacion i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Po ashtu, janë të pranishëm Patriarku i Jerusalemit, Theofili; Kryepeshkopi i Greqisë, Jeronimi; si dhe përfaqësues të lartë të Kishave të Qipros, Aleksandrisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Gjithashtu, në ceremoni marrin pjesë klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali, delegacione nga Këshilli Botëror i Kishave, organizata “Fetë për Paqen”, si dhe përfaqësues të Kishave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili shërbeu për më shumë se tre dekada në Shqipëri, është vlerësuar për kontributin e tij në ringritjen dhe forcimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe për përpjekjet e tij për dialog ndërfetar dhe paqe në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...